Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Penalltitë përcaktojnë çerekfinalistin e radhës, Kroacia eliminon Japoninë

Kroacia eliminon Japoninë dhe avancon në çerekfinale teksa kroatëve iu deshën më shumë se 120-minuta për të mposhtur kombëtaren aziatike. Vendimtare në këtë sfidë ishin goditjet e 11-metërshave që rezultuan vendimtare me ballkanasit që u treguan më të saktë, ndërsa nga ana tjetër, Japonia humbi tre të tilla me portierin Livakovic që u tregua shumë i saktë me intuitën e tij.

Sa i takon kronikës së ndeshjes, Japonia ishte më kërkuese në fillimin e lojës edhe pse këmbëngulja e tyre u shpërblye vetëm në minutën e 43-të kur Maeda shënoi pasi gjeti hapësirë në qendrën e zonës së kroatëve.

Një shpërqendrim i kroatëve pas një goditje këndi u shfrytëzua në maksimum nga japonezët të cilët nuk falën dhe kështu e mbyllën pjesën e parë në avantazh. Në të dytën, kroatët kërkuan me çdo kusht golin e barazimit dhe e gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 55-të. Lovren harkon në zonë dhe Ivan Perisic i gjen kohën e duhur topit dhe me kokë nuk i la asnjë shans portierit kundërshtar.

Në vijimin e ndeshjes, të dyja skuadrat u treguan të kujdesshme për të mos e humbur sfidën dhe në këtë formë, sfida iu drejtua kohës shtesë. As 30-minutat shtesë nuk ndryshuan rezultatin e ndeshjes me skuadrat që duhej ta vendosnin fituesin nga pika e bardhë e penalltisë aty ku kroatët u treguan më të saktë dhe kaluan me shifrat 3-1 teksa një faktor ishte portieri Livakovic që priti tre penallti gjithsej.

Në çerekfinale,  do të përballet me fituesin e çiftit Brazil-Kore e Jugut.

Japoni-Kroaci 1-1 ( nga pen. 3-1)

Kronika e ndeshjes:

120+1′ Përfundojnë të gjitha minutat në dispozicion, fituesi vendoset nga penalltitë

105+2′ Mbyllet shtesa e parë, ndeshja vijon në barazim 1-1

90+4′ Mbyllen 90-minutat në barazim 1-1, ndeshja shkon në shtesë

55′ Gooooool! Kroacia rikthen baraspeshën, Perisic shënon me kokë pas harkimit të Lovren

43′ Gooooool! Po i vinte rrotull dhe më në fund Japonia gjen golin, është Maeda që përfitoi në zonë dhe me portën në dispozicion nuk gaboi

40′ Situatë e rrezikshme në zonën e Kroacisë, Kamada lëviz mirë dhe gjen mundësinë për të goditur, por nuk gjen kuadratin e ballkanasve

28′ Sërish mundësia për Kroacinë, Perisic devijon harkimin e Barisic por Kramaric më pas nuk ia del të bëjë devijimin final për ta dërguar topin në rrjetë

8′ Shans i shkëlqyer për Kroacinë, me Perisic që përfiton nga një gabim i Tomiyasu, por në fund edhe sulmuesi i Tottenham nuk mbyll në mënyrën e duhur aksionin

2′ Shfaqen menjëherë të rrezikshëm japonezët teksa goditja me kokë Taniguchit përfundon shumë pranë kuadratit të Livakovic

 

 

 

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...