Manchester City kualifikohet me goleadë në gjysmëfinale të FA Cup. Cityzens shkatërruan 6-0 Burnley-n, që nuk pati asnjë shans për të përballuar furinë e ekpit të Guardiolës.
Erling Haaland i jep epërsinë Manchester City-t në sfidën me Burnely-n, në gjysmëfinle të FA Cup.
Sulmuesi norvegjez gjeti hapësirën e nevojshme mes dy qendërmbrojtësve kundërshtarë për të shfrytëzuar një pasim perfekt të Alvarez, 1-0.
Vetëm pak çaste më vonë, 22-vjeçari tundi për herë të dytë rrjetën, në këtë rast falë bashkëpunimit me Foden, 2-0.
Pa u mbushur çerek ore lojë nga fillimi i pjesës së dytë, Haaland realizoi të tretin.
Pak minuta më vonë, Alvarez, i shërbyer nga De Bruyne, thelloi në 4-0 diferencën.
Seria e gol të City-t vijoi me finalizimin e Cole Palmer, 5-0.
Të gjashtin e shënoi Alvarez, i asistuar nga De Bruyne.
