Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

VIDEO/ Përgatitjet për finalen e Conference League, zbuloni si është transformuar Air Albania

Më datë 25 maj, të mërkurën në mbrëmje, Tirana dhe Air Albania do të jenë në qendër të vëmendjes pasi luhet finalja e Conference League mes Feynoord dhe Romës. Sakaq, prej disa kohësh stadium Air Albania i është nënshtruar disa ndryshimeve për t’u përshtatur me atmosferën e finales europiane.

Në një lidhje të drejtpërdrejt për Supersport, gazetari Elvis Rexha tregon ndryshimet në ambientet e stadiumit Air Albania dhe dhomën ku do të qëndrojë skuadra e Romës.

Dhoma e zhveshjes është gati, teksa nuk mungojnë edhe emrat e dedikuar të lojtarëve, sigurisht ku bie në sy emri i Marash Kumbullës. Sakaq, në Air Albania gjendet edhe trofeu i Conference League, trofe për të cilin Feynooord dhe Roma do të përplasen të mërkurën në mbrëmje.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...