Milan është duke u përgatitur për ndeshjen e Champions League kundër Dinamo Zagreb. Mediet italiane raportojnë se në stërvitjen e grupit të “Djallit” mungojnë Brahim Diaz dhe Sergino Dest, të cilët vetëm një ditë më parë u raportuan se nuk ishin në gjendje të rëndë.
Këtë të hënë në konferencën për mediet pritet që Pioli të sqarojë nëse dy lojtarët në fjalë do jenë apo jo të disponueshëm për këtë takim.
Ndërkohë lista e sigurt e mungesave janë: Maignan, Kalabria, Florenzi, Saelemaekers dhe Ibrahimovic (Tomori është i skualifikuar).
Thiaë, Vranckx dhe Adli po stërviten, edhe nëse nuk përfshihen në listën e UEFA-s, ndërsa është i pranishëm edhe Coubis i grupit të të rinjve, duke pasur parasysh dezertimet e shumta në mbrojtje.
