Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ “Perla” e Bislimit nuk mjafton, Kosova ngec edhe ndaj Ishujve Faroe

Kosova nuk arrin që të marrë më shumë se një barazim 1-1 ndaj Ishujve Faroe. Përfaqësuesja dardane barazoi për të dytën ndeshje radhaziu në “Fadil Vokrri”, në një ndeshje të kujdesshme dhe pa shumë raste. Trajneri Alain Giresses kishte menduar t’u jepte nga një fanellë titullari disa prej lojtarëve që nuk patën shumë hapësirë ndaj Armanisë.

Pjesa e parë nuk kishte shumë raste, me Kosovën që ishte më kërkuese dhe kishte më shumë iniciativë. Krasniqin e Sadikun krijuan dy situatat më të mira për të zhbllokuar rezultatin, por në momentin e fundit nuk u treguan të saktë para porte.

Në pjesën e dytë sfida kishte një tjetër ritëm, dhe Kosova arriti që të shënonte golin e avantazhit. Uran Bislimi arriti që të shënonte një gol mjaft të bukur në të 64-ën, duke ndezur festën në Prishtinë. Megjithatë, dardanët nuk arritën që të menaxhonin avantazhin, teksa nga një goditje këndi për Kosovën situata ndryshoi në pak sekonda dhe Radosavljevic ia doli që të shënonte golin e barazimit.

Pas barazimit me Armeninë, Kosova ndalet përsëri në barazim, këtë herë me kundërshtarin e Shqipërisë në kualifikueset e kampionatit të ardhshëm europian. Dy ndeshje që i shërbejnë trajnerit Giresses për të ndërtuar skuadrën që do të nisë aventurën drejt europianit në marsin e vitit të ardhshëm.

Kosovë – Ishujt Faroe 1-0 (Bislimi 64′)

 64′ – Zhbllokohet sfida në “Fadil Vokrri” me një gol spektakolar të shënuar nga Bislimi më minutën e 64-t.

 

 

Formacionet zyrtare:

Pas barazimit ndaj Armenisë tri ditë më parë, Kosova do të kërkojë fitoren në miqësoren ndaj Ishujve Faroe në “Fadil Vokrri”, një kundërshtar modest për ‘Dardanët”, që këtë grumbullim kanë shumë emra të rinj në përbërje.

Trajneri Allain Giresse ka ndarë mendjen për formacionin me të cilin do të përballojë miqësoren e pasdites së sotme, teksa nga minuta e parë luajnë edhe dy futbollistët e Ballkanit, Lindon Emërllahu e Ermal Krasniqi.

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Big Brother Mania edhe në mbrëmjen gala “Më të mirët 2022”, që organizohet nga FSHF dhe Digitalb, dhe që po transmetohet në SportNews, teksa...

Segunda Division

Myrto Uzuni rikthehet vrullshëm. Pas dy ndeshjes mungesë për shkak dëmtimi, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare është rikthyer titullar në sfidën Granada-Andorra dhe ka shënuar...

Eliminatore

Pasi mbylli aventurën me Portugalinë, tashmë trajneri Fernando Santos është prezantuar te Polonia. Tekniku portugez do ë provojë të polakët në Europianin e vitit...

Futboll

El Mundo Deportivo ka zbuluar një prapaskenë interesante që ka lidhje me Cristiano Ronaldon dhe Leo Messin. Sulmuesi portugez ishte ende pjesë e Real...