Juventus siguroi biletën për në çerekfinalet e Kupës së Italisë, pasi triumfoi në “Allianz Stadium” përballë Monzës me rezultatin 2-1. Në fazën tjetër e pret përballja me Lazion, sfidë që do të luhet në fillimin e muajit shkurt e do të transmetohet “live” në SuperSport.
Juventusit i mjaftuan më pak se tetë minuta lojë për të zhbllokuar ndeshjen ndaj Monzës në fazën e 1/8-ave të Kupës së Italisë.
Një aksion i shpejtë i juventinëve, me protagonist nga e djathta Mckennie-n, që kroson saktë në qendër për Moise Keane, i cili nuk e kishte të vështirë për ta dërguar topin në rrjetë, 1-0.
Barazohet sfida në “Allianz Stadium”. Valoti, i pambuluar nga mbrojtje, realizon me kokë në zhvillimet e një këndoreje, 1-1.
Rikthehet në avantazh Juventusi dhe merita është e gjitha për Frederico Chiesan, që bë gjithçka në perfeksion, për ta mbyllur inkursionin e tij me një “perlë”, 2-1.
