I duhej një fitore dhe erdhi me përmbysje, duke e bërë edhe më emocionuese mbrëmje. Roma ia doli t ëtriumfojë me rezultatin 3-1 ndaj bullgarëve të Ludogorets dhe të sigurojë kualifikimin për në fazën tjetër të Europa League.
Skuadra e Jose Mourinhos e nisi vrullshëm ndeshjen, por gjeti pak hapësira, ndërsa në fundin e pjesës së parë u befasua nga bullgarët, që shënuan golin e avantazhit pas një kundërsulmi perfekt.
Në pjesën e dytë Mourinho bëri menjëherë tre zëvendësime dhe Zaniolo frymëzoi përmbysjen, duke fituar fillimisht dy penallti, të cilat i ktheu në gola Pellegrini e më pas duke shënuar vetë golin që vulosi kualifikimin.
Goli i parë i Pellegrinit:
Goli i parë i Pellegrinit:
Goli i Zaniolos:
Nuk mungoi as tensioni në fund, me një futbollist të Ludogorets që shkeli Zaleëskin në zonë, duke u ndëshkuar më pas me karton të kuq, pas ndërhyrjes së VAR-it.
Vërshëllima finale la në fuqi rezultatin 3-1 për Romën që kualifikohet në fazën tjetër, si vendi i dytë në grup dhe shkon me moral të lartë në derbin e fundjavës ndaj Lazios.
