Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

VIDEO/ Përmbysje e çmendur përpara 60 mijë tifozëve, klubi historik rikthehet në Bundesliga

Vetëm një vit zgjati “ferri” për Schalke 04. Një nga klubet më historike të futbollit gjerman, siguroi rikthimin në Bundesliga pas triumfit të jashtëzakonshëm 3-2 ndaj St Pauli.

“Blutë Mbretërorë” kryen një përmbysje fantastike në ditën e 25-vjetorit të fitimit të Kupës UEFA (1-0 ndaj Interit, 7 maj, 1997), duke u dhuruar emocione të forta 60 mijë tifozëve të pranishëm në “Veltins Arena”.

Pjesa e parë foli për St Pauli. Skuadra e Leart Paqaradës, i cili mban shiritin e kapitenit, shënoi dy herë me 19-vjeçarin Matanovic. Pushimi i bëri mirë Schalkes, që përmbysi gjithçka nga 47′ al 78′.

Simon Terodde realizoi dy gola dhe kryeson renditjen e golashënuesve në Bundesliga 2 me 29 gola. Më pas shënoi edhe uruguaiani Zalazar. 3-2, Schalke në vend të parë dhe zyrtarisht në Bundesliga një javë përpara fundit të sezonit si një nga dy ekipet e para.

Shtatë herë kampionët e Gjermanisë festuan gjatë me tifozët e tyre, teksa në Gjermani gëzojnë të gjithë që një nga klubet më popullore do të garojë sërish mes më të mirëve.

Feston edhe Blendi Idrizi, mesfushori ofensiv. 24-vjeçari, i cili debutoi me Kosovën qershorin e kaluar, numëron 1 gol dhe 3 asiste sezonalë me Schalken 04.

Lajme të tjera

Euro 2024

Dështimi i radhës i kombëtares angleze ka trishtuar jo pak tifozët e zjarrtë ishullorë. Mes tyre edhe Gary Lineker, ish-sulmuesin historik të “Tre Luanëve”,...

Serie A

Vincenzo Iaquinta, kampion bote me Italinë në Gjermani 2006, u ndal te gara e madhe për fitimin e titullit kampion në sezonin e ri...

Merkato

Como u rikthye në Serie A pas 21 vitesh, por ambicia dhe paratë nuk mungojnë në klub, me drejtuesit që po punojnë për ndërtimin...

Euro 2024

“Spanja dhuroi spektakël, është një skuadër e jashtëzakonshme me lojtarë të rinj të pabesueshëm. Është një model i pakonkurrueshëm për t’i dhënë vlerë akademisë....