Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Përmbysje spektakolare ndaj Egnatias, Kastrioti bën 7 fitore radhazi

Ashtu siç pritej përballja Kastrioti-Egnatia nuk ka zhgënjyer, duke qenë një “luftë” e vërtetë dhe në fund fitues dolën vendasit. Kjo përballje ka nisur që në dhomat e zhveshjes përpara se lojtarët të zbrisnin në fushë për fillimin e takimit, me Adolf Selmanin që është përplasur me Pedro Auguston.

Ndeshja u mbyll me rezultatin 2-1, ndërsa në pjesën e parë dominimi ishte i gjithi i krutanëve, ndoënse rruga drejt rrjetës nuk u gjet dhe ky fraksion u mbyll me barazimin 0-0.

Në pjesën e dytë ndeshja ishte deri diku më e balancuar, ndërsa zhbllokimi i sfidë do të vinte vetëm pas një ore lojë. Në minutën e 60’ Pedro Augusto do u dhuronte avantazhin rrogozhinasve, pas një asisti nga Jackson, që kaloi mjaft lehtë mbrojtjen e Kastriotit. Ky avantazh zgjati vetëm 12 minuta, kur Hasani do të barazonte, falë një asisti të marrë nga Neziri.

Egnatia pati mundësinë që të dyfishonte rezultatin, por ekipi i Zekirija Ramadanit nuk ia doli, me kapitenin Gëzim Krasniqi që në minutën e 80’ do të humbiste penalltinë.

Në ndryshim nga Egnatia që nuk e shfrytëzoi atë mundësi, Kastrioti do të këmbëngulte dhe vetëm 6 minuta më pas do të kalonte në avantazh pas një goditjeje të Bedri Grecës drejt portës së Pujës, me Levendin që në tentativë për ta ndalur atë top, e dërgoi në portë dhe me autogol i dhuroi kundërshtarëve fitoren.

Pas takimit të raundit të 31-të të Abissnet Superiore, Kastrioti merr fitoren e shtatë radhazi në kampionat dhe shkon në kuotën e 43 pikë, në vend të gjashtë, vetëm 3 pikë më pak se vendi i tretë dhe nga garat e Europës. Teksa Egnatia qëndron në vend të tetë me 34 pikë të grumbulluara, 5 më pak se Teuta e vendit të shtatë dhe po aq pikë larg mbijetesës së sigurt.

Kastrioti-Egnatia (2-1)

Abissnet Superiore java e 31-të

86’-Gool! Kastrioti përmbys rezultatin, pas një goditje nga Bedri Greca drejt portës së Pujës, por është Levendi ai i cili prek i fundit topin dhe duke u dhuruar kundërshtarëve avantazh.

80’-E rëndë për Egnatian, Gëzim Krasniqi merr përsipër ekzekutimin e penalltisë, por ndalet nga portieri Sali.

78’-Ndërhyrja e gabuar e Didës ndaj Delarge, Egnatia fiton penallti.

75’-Hasani shtyn skuadrën përpara pas festës së golit dhe pason Zogajn, i cili ndalet nga Puja, më pas është Ajazi ai që kërkon ta dërgojë topin në portë, por krijon vetëm iluzionet e golit.

72’-Goool! Hasani barazon rezultatin, i cili shënon pas një asisti nga Neziri dhe u dhuron festë tifozëve që ndodhen në stadiumin e Kamzës.

66’-Kastrioti, shumë pranë golit të barazimit. Pas një rrëmuje në zonë, Greca e gjuan topin në shtyllë, më pas tenton Adolf Selmani, por ndalet nga traversa.

60’-Goool! Pedro kalon në avantazh Egnatian, pas një asisti nga Jackson i cili kaloi Selmanin, Pedro shënon.

53’-Egnatia humb rastin më të pastër, Jackson kalon Ramin dhe Adolf Selmanin dhe më pas asiston Delarge, por ky i fundit e dërgon topin shumë lart mbi portë.

Nis pjesa e dytë e Kastrioti-Egnatia

Mbyllet me barazim pa gola sfida Kastrioti-Egnatia në stadiumin e Kamzës

27’-Egnatia e pafat, Pedro Augusto afron topin në zonë dhe më pas shërben Delarge, por goditja e këtij të fundit ndalet nga shtylla.

24’-Karakaçi kroson topin drejt zonës, Bedri Greca godet me kokë, por ndalet nga shtylla.

20’-Kundërsulmi i Egnatias, Demir Imeri kërkon të gjejë golin duke gjuajtur nga distanca, por ajo goditje ishte shumë e lehtë dhe u ndal me thjeshtësi nga Sali.

17’-Rami kroson topin me forcë, por ndalet nga Bruno Puja.

16’-Rami kroson topin drejt zonës, provon Dida, por topi largohet nga Krasniqi.

11′-Hasani kërkon të gjejë golin, por bllokohet nga Krivanjeva dhe më pas Allmuça largon topin nga zona.

06’-Bekim Dida tenton të gjejë golin me një goditje me kokë, por nuk ia del dhe e dërgon topin mbi portë.

Nis sfida Kastrioti-Egnatia në stadiumin e Kamzës.

Formacionet zyrtare:

Kastrioti: Sali, Neziri, Dida, Selmani, Rami, Karakaçi, Onanuga, Zogaj, Hasani, Greca, Kaina.

Trajner: Emiliano Çela

Egnatia: Puja, Ymeralilaj, Krasniqi, Krivanjeva, Allmuca, Agbekpornu, Duranski, Delarge, Imeri, Jackson, Pedro.

Trajner: Zekirija Ramadani

Arbitër kryesor: Enea Jorgji

Asistentë: Emigres Ganxhi, Mariglen Llukman

Arbitër i katërt: Indrit Myrtja

VAR: Kridens Meta

AVAR: Mario Shazivari

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...