Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

VIDEO/ Pjesë e dytë për t’u harruar, Gjilani pëson tre gola dhe mbyll aventurën europiane

Merr fund aventura europiane e Gjilanit, që është mposhtur me rezultatin 3-1 në Letoni nga Liepaja. Skuadra e drejtuar nga Zekerija Ramadani, udhëtoi drejt Letonisë me avantazhin e fitores 1-0 në ndeshjen e parë, të cilin nuk arriti ta ruajë dot.

Pas një pjese të parë pa gola, vendasit fituan një penallti në të 49-ën, të cilën e shndërroi në gol Karasauskas. Megjithatë reagimi i Gjilanit ishte perfekt dhe dy minuta më vonë Krasniqi riktheu baraspeshën, pas një aksioni model, ku finalizoi saktë para portës.

Gjërat u komplikuan sërish për gjilanasit në minutën e 64-t, kur vendasit gjetën golin e avantazhit me anë të Belakovic dhe më pas shtuan presionin, në kërkim të kualifikimit brenda kohës së rregullt.

Në minutën e 87’, ishte kapiteni Besar Musolli që shkaktoi faull në zonë dhe u dhuroi vendasve penalltinë e dytë, të cilën e mori përsipër dhe e shënoi Dodo, duke vulosur fitoren 3-1 të Liepajës dhe kualifikimin për në turin e dytë.

Vlen të theksohet se për letonët e Liepajës luan edhe ish mesfushori i Laçit, Ardit Deliu, i cili ashtu si një javë më parë në Prishtinë, edhe këtë herë ndoqi ndeshjen nga pankina, duke mos u aktivizuar për asnjë moment.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...