VIDEO/ Plas sherri në stadium, grushte te sektori i tifozëve të Feyenoordit

Probleme në stadiumin “Air Albania”. Në pjesën pas porte ku janë vendosur ultrasit e Feyenoordit ka nisur një sherr i madh.
Disa tifozë dallohen duke përdorur grushtet mes tyre. Holandezët po shfaqen më të zhurmshëm dhe aktivë në finalen e Conference League.
Stadiumi është mbushur plot, atmosfera është e bukur, por nuk mungojnë as tensioni dhe përplasje të tilla.
