Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

VIDEO/ Pogbasë nuk i del inati me Manchester United, refuzon të firmosë fanellën e “Djajve të Kuq”

Paul Pogba është rikthyer zyrtarisht te Juventus teksa të shtunën mesfushori përfundoi me sukses vizitat mjekësore para se të firmosë kontratën trevjeçare me një pagë prej tetë milionë eurosh. Francezi rikthehet të veshë fanellën bardhezi pas gjashtë vitesh, ndërsa kërkon të rigjejë edhe versionin e tij më të mirë duke qenë se të Manchester United nuk mundi për asnjë moment të përshtatej.

Madje, 29-vjeçari u vendos edhe në qendër të kritikave për rezultatet e dobta të “Djajve të Kuq” dhe në këtë formë pati një lamtumirë plot me mëri ndaj klubit dhe tifozëve anglezë. Madje, inati duket se nuk i ka dalë ende.

Teksa u prit nga mijëra tifozë në qendrën sportive të Juventus ku nuk ngurroi të firmoste bluzat e fanellës italiane, aty mes turmës spikati edhe një bluzë e Manchester United. Por, Pogba refuzoi kategorikisht ta firmoste ndërsa një gjest i tillë ka bërë shumë bujë në shtypin britanik që sërish është rikthyer të”kapet” me mesfushorin.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...