Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

VIDEO/ “Poker” kundër Chelsea, Manchester United rikthehet në Champions

Manchester United fitoi 4-1 përballë Chelsea, duke siguruar rikthimin në Champions League pas një viti mungesë. Skuadra e Erik ten Hag dominoi plotësisht “Blutë e Londrës” dhe e meritoi fitoren.

 

Casemiro hapi serinë e golave me një realizim me kokë, ndërkohë që në pjesën e parë shënoi edhe Anthony Martial. Në pjesën e dytë shënuan edhe Bruno Ferrnandes (p) dhe Marcus Rashford.

Lexo edhe:

Ndërkohë, Joao Felix realizoi golin e nderit për Chelsea një minutë përpara fundit. Festë tek United që sezonin e ardhshëm do të garojë sërish mes më të mirëve të Europës.

 

Skuadra e Ten Hag merr një fitore morali përpara finales së FA Cup (3 qershor). “Djajtë e Kuq” do të përballen në derbin ndaj Manchester City, duel që do të transmetohet në SuperSport.

Lajme të tjera

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Kombëtare

Emisioni Analizë Kuq e Zi, nën moderimin e Sokol xhihanit, publikoi sipas statistikave atë që konsiderohet si formacioni më i mirë i mundshëm i...

Kategoria Superiore

Tirana vijon përgatitjet për të kompletuar skuadrën në prag të turit eliminator të Conference League, teksa pas konfirmimit të trajnerit Orges Shehi në pankinë,...