Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

VIDEO/ Portierët lënë nam në Norvegji, Bodo-Glimt nuk fal, Roma po!

Roma e mbylli në avantazh pjesën e parë të çerekfinales së parë të Conference League kundër Bodo/Glimt.

Kapiteni Lorenzo Pellegrini kaloi skuadrën e Jose Mourinhos në avantazh (43’), por Rui Patricio dreqosi gjithçka në minutën e 56-të.

“Gardiani” portugez i Romës, nuk ia doli të presë një goditje të Ulrik Saltnes. Topi në rrjetë, tifozët vendas në festë dhe barazim 1-1.

Ekipi italian pati një mundësi të mirë për t’u rikthyer përsëri në avantazh në aksionin pasardhës, por Nicola Zalewski nuk përfitoi.

Dalje totalisht e gabuar e portierit të Bodo/Glimt, Nikita Haikin, gafë të cilën 21-vjeçari nuk e shfrytëzoi, duke mos shënuar me portën e boshatisur.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...