Union Berlin vazhdon të fitojë dhe kryesojë kampionatin gjerman të futbollit. Ekipi kryeqytetas triumfoi 2-0 ndaj Borussia Dortmund, duke siguruar një fitore të madhe përballë verdhezinjve. Gjithçka u zgjidh brenda 21 minutave të para.
Janik Haberer ishte heroi i Unionit me dygolëshin e tij. 28-vjeçari shfrytëzoi një gafë të portierit Gregor Kobel në minutën e tetë, ndërkohë që 13 minuta më vonë tundi sërish rrjetën e Dortmundit me një gjuajtje potente nga larg.
Kjo ishte fitorja e dytë radhazi për ekipin e zviceranit Urs Fischer, që renditet në vend të parë në Bundesliga me 23 pikë të grumbulluara pas javës së dhjetë, shtatë më shumë se rivalët e sotëm.
