Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

VIDEO/ Portieri i Marokut ia “hedh paq”, për pak sa nuk shkaktoi autogolin qesharak

Kroacia mposhti Marokun me rezultatin 2-1 në ndeshjen e vlefshme për vendin e tretë të Botërorit. Ballkanasit e zgjidhën sfidën që në pjesën e parë me golat e Gvardiol dhe Orisc ndërsa për t’u theksuar edhe një moment në startin e ndeshjes, aty portieri i Marokut, Yassine Bounou rrezikoi të shkaktonte një autogol qesharak.

Gardiani që aktivizohet me Sevillan në La Liga tentoi një pasim brenda zone për një nga shokët e skuadrës, por e goditi keq topin që kaloi shumë pranë vijës fatale. Për fatin e mirë të Bounou, topi pavarësisht goditjes së keqe mbërriti në destinacionin e iduar nga portieri, pasi përndryshe ky episod mund ta kishte shndërruar 31-vjeçarin në një personazh viral të rrjeteve sociale.

Lajme të tjera

Europa League

Kapiteni i Atalanta-s në finalen e Europa League, të cilën skuadra italiane e fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Bayer Leverkusen, Berat Gjimshiti deklaroi për...

La Liga

Drejtuesit e Barcelonës kanë nisur të mendojnë tashmë për sezonin e ardhshëm me skuadrën që i duhet të kënaqej vetëm me vendin e dytë...

Europa League

Duke folur për mediet pas disfatës në finalen e Europa League, që korrespondon edhe me humbjen e parë pas 51 ndeshjes, trajneri i Bayer...

Spanjë

Mesfushori i Real Madrid-it, Toni Kroos ka vendosur të largohet nga futbolli pas përfundimit të EURO 2024. Kampionati europian në Gjermani do të jetë...