Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

VIDEO/ Portieri i Portugalisë bën Ronaldon të vendosë duart në kokë

Episod i veçantë në fundin e sfidës Portugali – Ganë 3-2. Ishte minuta e tetë shtesë kur portieri i luzitanëve, Digo Costa, po bëhej gati të niste një top të gjatë, me topin në duar, kur Bakari i Ganës tregohet finok, duke qëndruar i tërhequr pas portës, në pritje të gafës së “gardianit” kundërshtar. Dhe ashtu ndodh. Costa lëshon topin në tokë, pa e kuptuar rrezikon, por Bakari, pasi ia rrëmben sferën, humbet ekuilibrin dhe nuk arrin të shënojë.

Një moment epik, që bëri Cristiano Ronaldo (nga stoli) të vinte duart në kokë, por për fatin e mirë të Portugalisë, goli i shmang. Nëse do të shënohej gol, pa dyshim që do të hynte në histori.

 

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...

Gjermani

Pesë emra të rinj te Gjermania, e cila do të rikthehet në fushë, pas zhgënjimit në Botërorin e Katarit, teksa trajneri Hansi Flick ka...