Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

VIDEO/ Porto shtang Arsenalin, Osimhen i kundërpërgjigjet Lewandowskit

Arsenal u shtang në Portugali nga Porto në ndeshjen e parë të raundit të 1/8-tave në Champions League. Ishte një ndeshje e ekuilibruar, por që vendasit ia dolën ta zhbllokonin vetëm në minutat shtesë të pjesës së dytë pas një goli të Galenos. Kualifikimi do të vendoset në Londër aty ku të besuarit e trajnerit Mikel Arteta do të tentojnë përmbysjen.

Ndërkohë, në Itali, Napoli shmangu disfatën teksa e mbylli në barazim 1-1 ndeshjen ndaj Barcelonës. Në minutën e 60, Robert Lewandowski ndëshkoi skuadrën tashmë të drejtuar nga Francesco Calzona. Megjithatë, bomberit polak iu kundërpërgjigj pas 15 minutash Victor Osimhen.

Lexo edhe:

Përfundimisht, ndeshja në stadiumin “Maradona” u mbyll me shifrat 1-1 teksa në të dyja takimet, kualifikimi për në çerekfinale mbetet plotësisht i hapur dhe do të vendoset në ndeshjet e kthimit.

Napoli-Barcelona 1-1

Lajme të tjera

Champions League

Me një barazim spektakolar 3-3, Manchester City merr një farë avantazhi ndaj Realit të Madridit, duke qenë se sfidën e kthimit do ta luajë...

Champions League

E cilësuar si një finale e parakohshme Real Madrid-Manchester City rezultoi e tillë edhe në aktin e parë çerekfinal të Ligës ss Kampionëve. Në...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...