Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Presioni i Tunizisë nuk jep efekt, Australia siguron fitoren e parë në Katar

Australia mposhti 0-1 Tunizinë falë një goli të shënuar nga Mitchell Duke në mesin e pjesës së parë. Sulmuesi 31-vjeçar që aktivizohet në Japoni, realizoi një gol shumë të bukur me kokë dhe i dhuroi Australisë pikët e para në grupin D.

Tunizia luftoi fort, ushtroi presion dhe krijoi disa mundësi të mira, por lojtarët e Jalel Kadri nuk ia dolën ta mposhtnin portierin Mathew Ryan. Francë-Danimarkë është përballja tjetër e raundit të dytë në këtë grup, sfidë që fillon në orën 17:00.

Grupi D kryesohet momentalisht nga Franca dhe Australia me nga tri pikë, ndërkohë që Tunizia dhe Danimarka numërojnë nga një pikë pas barazimit pa gola mes tyrë në takimin e parë.

Kupa e Botës
Katar 2022
Grupi D

TUNIZI-AUSTRALI 0-1 (Mitchell Duke 23′)

Kronika e ndeshjes:

 88′ Tjetër mundësi për Tunizinë, portieri Mathew Ryan i pakalueshëm.

 

 84′ Montassar Talbi tenton me një goditje fluturimthi, pret pa probleme portieri Mathew Ryan.

 

 72′ Reagon Tunizia. Youssef Msakni driblon disa lojtarë dhe gjuan, portieri i Australisë pret pa probleme gjuajtjen e kapitenit tunizian.

 

 71′ Australia pranë golit të dytë. Jamie Maclaren hedh një top nga krahu i majtë, Mathew Leckie nuk arrin dot te topi.

 

 45+3′ Tunizia pa fat. Jebali gjen bukur në zonën kundërshtare kapitenin Msakni, kthesa nuk shkon në rrjetë.

 

 41′ Tunizia shumë afër barazimit. Gjuan Mohamed Drager, por Harry Souttar, mbrojtësi i Stoke City, shpëton portën e tij me një ndërhyrje fantastike.

 

 31′ Një top i hedhur nga pankina tuniziane godet Duke, i cili është i rrëzuar në tokë. Tensioni zgjat pak, në fund ka “fair play” mes kundërshtarëve.

 

 23′ Australia në avantazh. 31-vjeçari Mitchell Duke shënon një gol shumë të bukur me kokë. 

 

 21′ Goditje potente e Mohamed Drager, topi mbi traun e portës australiane.

 

 19′ Aksion i bukur dhe dalje e shpejtë e Tunizisë. Issam Jebali pason për Youssef Msakni, por kapiteni nuk e kontrollon mirë topin dhe humbet një mundësi të mirë.

 

Tunizi-Australi është ndeshja e parë e ditë së shtunë në Katar 2022. Dy ekipet e grupit D do të përballen mes tyre në “Education City Stadium”. Këto dy Kombëtare rikthehen të ndeshen mes tyre pas 17 vitesh.

Tunizia ka një pikë pas barazimit pas gola ndaj Danimarkës, ndërkohë që Australia kërkon pikët e para në Botëror, sepse sfidën e parë e humbi 4-1 ndaj Francës.

FORMACIONET ZYRTARE

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Big Brother Mania edhe në mbrëmjen gala “Më të mirët 2022”, që organizohet nga FSHF dhe Digitalb, dhe që po transmetohet në SportNews, teksa...

Segunda Division

Myrto Uzuni rikthehet vrullshëm. Pas dy ndeshjes mungesë për shkak dëmtimi, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare është rikthyer titullar në sfidën Granada-Andorra dhe ka shënuar...

Eliminatore

Pasi mbylli aventurën me Portugalinë, tashmë trajneri Fernando Santos është prezantuar te Polonia. Tekniku portugez do ë provojë të polakët në Europianin e vitit...

Futboll

El Mundo Deportivo ka zbuluar një prapaskenë interesante që ka lidhje me Cristiano Ronaldon dhe Leo Messin. Sulmuesi portugez ishte ende pjesë e Real...