Serbia mori fitoren e dytë radhazi në Grupin G i vlefshëm për kualifikueset e Euro 2024 teksa mposhtën në transfertë me shifrat 0-2, Malin e Zi. Në mbështetje të skuadrës ishin edhe një pjesë e mirë e tifozëve serbë të cilët si zakonisht në stadiume nuk harrojnë edhe thirrjet kundër shqiptarëve dhe Kosovës.
Lexo edhe:
VIDEO/ Vendos goli i Swiderskit, Sylvinho debuton me humbje te Shqipëria
Gjasula: Ishim pa fat, jam shumë optimist për të ardhmen
Qershori, muaji i rëndësishëm i kombëtares
VIDEO/ Lojtarët e Perusë përleshen me policinë spanjolle, arrestohet portieri i kombëtares!
Megjithatë, këtë herë duket se dështuan në tentativën e tyre për të bërë zhurmë pasi në një moment gjatë ndeshjes kërkuan ndihmën e tifozëve malazezë për të bërë thirrje kundër Kosovës. Serbët kërkuan bashkëpunimin nga malazezët për të cilësuar Kosovën si Serbi, por nga kampi malazez askush nuk u ndje.
Të gjendur në një situatë të tillë, tifozët serbë nisën me thirrjet kundër Malit të Zi për të nxjerrë zemërimin e shkaktuar prej injorimit të malazezëve.
