Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Pritje madhështore në aeroport, Mertens e Torreira zbarkojnë në Turqi

Dries Mertens dhe Lucas Torreira janë dy futbollistët më të rinj të Galatasarayt dhe padyshim afrimet më të bujshme të merkatos së kësaj vere.
Të dy kanë zbarkuar në Stamboll në orët e para të mëngjesit, por pavarësisht kësaj, mijëra tifozë të skuadrës turke kanë qenë atje për t’i pritur me entuziazëm dhe për t’ua bërë edhe më të bukur nisjen e kësaj aventure.

Klubi turk njoftoi mbrëmjen e djeshme se ka arritur marrëveshjen për blerjen e Torreiras për shifrën e 6 milionë eurove nga Arsenali, teksa mesfushori uruguaian do të firmosë një kontratë 3-vjeçare me Galatasarayn.

Ndërkohë Mertens vjen si futbollist i lirë, pasi refuzoi rinovimin me Napolin dhe do të firmosë një kontratë 1-vjeçare, me opsion rinovimi edhe një vit tjetër, nëse palët mbetet të kënaqura deri në fund të sezonit të ardhshëm.

Menjëherë pas këtij njoftimi, Galatasaray postoi edhe të dhënat mbi fluturimin e të dyve drejt Turqisë, ndërsa tifozëria u tregua e gatshme të zbarkojë në aeroport për t’u uruar mirëseardhjen dy yjeve të rinj.

Një atmosferë të tillë tifozët e Galatasarayt e krijuan pikërisht në 2019-ën, kur klubi firmosi me Radamel Falcaon dhe kolumbiani u prit nga mbi 25 mijë tifozë në aeroport.

Klubi i Galatasarayt ka fituar plot 22 herë titullin kampion, më shumë se çdo skuadër tjetër në Turqi, por trofeu mungon që prej 2019-ës dhe tifozët besojnë që ky do të jetë viti i duhur për të rikthyer kurorën.

Herën e fundit që tifozët e Galatasarayt pushtuan aeroportin, ka qenë në 2019-ën, kur rreth 25 mijë zbarkuan në aeroport për të pritur Radamel Falcaon.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...