Lindon Selahi gjeti sot rrugën e rrjetës në kampionatin kroat të futbollit. Mesfushori i kombëtares shqiptare, zhbllokoi takimin Rijeka-Varazdin, që u mbyll me triumfin 3-1 për vendasit.
Ishte minuta e parë shtesë e pjesës së parë kur 24-vjeçari kaloi në avantazh Rijekën. Selahi mori një top nga krahu i djathtë dhe e dërgoi atë në rrjetën kundërshtare falë një goditjeje të menjëhershme.
LEXO EDHE:
- VIDEO/ Rrahmani gjen rrjetën dhe vulos fitoren e Napolit ndaj Atalanta-s
- VIDEO/ Seferi i pandalshëm, shënon golin e shtatë në Ukrainë
- Guardiola elozhe për mesfushorin: I shkëlqyer, por jo sa unë! Kundër Crystal Palace ishim perfekt
- Mposhti sëmundjen e keqe dhe i solli fat skuadrës kundër Liverpool, rikthehet pas 525 ditësh
Ky ishte goli i dytë sezonal në HNL për Selahin, i cili numëron edhe po kaq asiste. Për Varazdin luajtën edhe Jorgo Pëllumbi dhe Agon Elezi, të cilët u futën në fushë si zëvendësues.
