Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ PSG bën hap fals, ngec përballë Reims

PSG vuan në javën e 10-të të Ligue 1, në transfertën e “Auguste Delaune” përballë Reims, me sfidën që u mbyll në barazim 0-0.

Pak orë më parë, parizienët kishin mësuar hapin fals të Marseille, por as kjo nuk i ndihmoi kampionët e Francës.

Vendasit kishin kontrollin e pjesës së parë sa i përket rasteve të krijuara, pasi Reims provoi portën e Donnarumma-s në 11 raste, por pa gjetur saktësisht kuadratin, ashtu si PSG në 4 rastet e krijuara.

Si për të shtuar problemet në kampin e parizienëve dhe për ta bërë akoma edhe më të vështirë mbrëmjen mendoi Sergio Ramos, i cili u ndëshkua me kartonin e kuq në minutën e 41-të. Në inferioritet numerik, PSG nuk gjeti forcën e duhur për të marrë maksimumin dhe duke u ndalur për herë të dytë në këtë sezon, ndërsa nuk përfitoi as nga hapi fals i marsejezëve, që javën e ardhshme do të jëtë kundërshtari i radhës.

Në krahun tjetër, Reims u rikthye te rezultati pozitiv përballë parizienëve pas pesë humbjeve radhazi, ose thënë ndryshe nga 25 shtatori i vitit 2019.

Pas këtij barazimi, PSG qëndron në vendin e parë me 26 pikë, tre më shumë se Marseille, ndërsa Reims shkon në koutën e 8 pikëve në vendin e 14.

Reims-PSG (0-0)

Ligue 1 Java 10 

 

Sergio Ramos lë skuadrën e PSG-së në inferioritet numerik, mori karton të kuq pas protestave ndaj arbitrit në minutën e 42’.

Super Arbër Zeneli, mesfushori i kombëtares kosovare “tmerron” PSG-në në minutën e 52′.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...