Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

VIDEO/ PSG fiton në transfertë, një portugez u fal tri pikët kryeqytetasve

PSG koleksionoi fitoren e katërt radhazi në Ligue 1, teksa kryeqytetasit mposhtën në transfertë me rezultatin 1-2, skuadrën e Lorient. Në fakt, ishte një fitore e vuajtur për të besuarit e trajnerit Christophe Galtier, edhe pse ishin ata që kaluan të parët në avantazh me anë të Neymar në minutën e nëntë.

Sulmuesi brazilian u shfaq në brendësi të zonës dhe nga një pozicion tejet i favorshëm nuk mund të gabonte. Gjithsesi, vendasit nuk e humbën qetësinë dhe pak nga pak u futën në ritmin e duhur teksa barazimin e gjetën vetëm në minutën e 53-të të pjesës së dytë me anë të Moffi.

Nga ana tjetër, PSG u duk sikur nuk kishte forcën e duhur për të shënuar sërish, por Danilo shfrytëzoi një harkim të Neymar dhe riktheu skuadrën në avantazh. Një avantazh të cilin parizienët e mbrojtën deri në fund dhe pas këtij triumfi, mbeten të parët me 38 pikë, pesë më shumë se ndjekësit më të afërt, Lens. Ndërkohë, Lorient pas humbjes së dytë radhazi, mbetet në vendin e katërt në renditje me 27 pikë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...