Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

VIDEO/ PSG i jep fund garës për titullin, Mbappe në histori

PSG “shkatërroi” 0-3 Marseille në Ligue 1, ndërsa Milani arriti një fitore të madhe përballë Atalantës në Serie A. Klasikja franceze u transmetua në SuperSport 2 dhe dhuroi emocione të forta.

Vendasit e nisën më mirë ndeshjen, por PSG goditi në momentin e duhur. Leo Messi dhuroi asist për Kylian Mbappe dhe ky i fundit kaloi skuadrën në avantazh (25’).

Lexo edhe:

Katër minuta më vonë erdhi edhe goli i dytë. Mbappe i ktheu reston argjentinasit, i cili dyfishoi për PSG-në. Goli i tretë ishte thjesht fantastik.

Messi dhuroi një super asist për Mbappe. Ky i fundit tundi rrjetën me një goditje të menjëhershme. Me fitoren e sotme, PSG e dërgoi në tetë pikë diferencën me Marseille.

Mbappe barazoi Edinson Cavanin si goleadorin më të mirë të historisë së klubit me 200 gola. Ylli francez e arriti këtë shifër për 246 ndeshje, ndryshe nga “El Matador” të cilit iu deshën 301 ndeshje.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...