Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Francës

VIDEO/ PSG nuk e fal Nantes në “Parc des Princes”, e hap Messi, e mbyll Mbappe

PSG fitoi 4-2 përballë Nantes dhe shkon në kuotën e 63 pikëve në krye të renditjes.

Lionel Messit i mjaftuan më pak se 12 minuta lojë për të gjetur golin në ndeshjen e shtëpisë kundër Nantes.

“Ylli” argjentinas ishte iniciues i një aksioni që e mbylli vetë me gol, duke përfituar edhe nganjë lloj përgjumjeje të mbrojtjes mike.

Pesë minuta më vonë, Parisi e thelloi epërsinë në 2-0 falë autogolit të Hadjam.

Skuadra e Nantes u vuri shumë shpejt fre euforisë së PSG-së, duke shënuar dy herë brenda pak minutash.

Në të 31-tën, Blas përfitoi nga një pasiguri e Donnarummës, duke e dërguar topin në rrjetë në një kënd thuajse zero.

Vetëm shtatë minuta më vonë, në zhvillimet e një këndoreje Nantes barazon rezultatin dhe bën të heshtë “Parc des Princes”.

Sigurisht që PSG nuk mund të qëndronte “duarkryq” në këtë situatë dhe pas shumë përpjekjesh vendësit rikthyen avantazhin me Pereirën në minutën e 60-të.

Në minutën e parë shtesë u ngjit në “katedër’ Kylian Mbappe me golin e rezultatit përfundimtar 4-2.

Lajme të tjera

Bundesliga 2

Futbolli gjerman edhe një herë vertetoi se është i çudive të mëdha apo i dramave të sekondave të fundit. Tifozët e skuadrës së njohur...

Gossip

Vajza e Pep Guardiolës, Maria Guardiola duket ‘e fiksuar’ me futbollistët, teksa pas një romance me fantazistin anglez Delle Ali, u përfol për një...

Bundesliga

Çmenduri në Bundesliga 2, kampionat ku fati i zi vijon të ndjekë Hamburgun. Skuadra historike gjermane, fitoi 0-1 në Sandhauesen dhe ishte shumë afër...

Bundesliga

Joshua Kimmich e shijoi në maksimum titullin e fundit kampion. Bayern Munchen ia doli të siguronte trofeun më të rëndësishëm në Gjermani për të...