Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Quajeni biznesmeni Bakaj, ish-futbollisti i kombëtares bashkëpronar në Rumani

Me moshën (në qershor mbush 35-vjeç) e cila nuk “punon” në anën e tij dhe nuk e lejon të ëndërrojë edhe për shumë gjatë në botën e futbollit, Elis Bakaj ka nisur të mendojë edhe për jetën pasi të mbyllë karrierën sportive.

Së fundmi, sulmuesi ishte pjesë e Rukh Brest në Bjellorusi me të cilët mbylli kontratën në muajin dhjetor të vitit 2021, edhe pasi nisën konfliktet e para me Ukrainën. Por, këto muajt pa skuadër dhe pa impenjim të përditshëm, Bakaj i ka shfrytëzuar dhe ka vendosur të bëhet bashkëpronar i dy ndër markave Fast-Food më të njohura në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht.

Bashkëshortja e Elisit, Andreea është nga Rumania dhe padyshim ka qenë një shtysë e madhe për t’iu futur botës së biznesit pikërisht në Rumani. Ish-sulmuesi i Tiranës, por edhe shumë skuadrave në Superiore është shprehur i lumtur për këtë iniciativë të re dhe me besim se gjithçka do të shkojë mirë.

“Mendoj se është një biznes shumë i mirë, nuk ka të bëjë me futbollin, por mendoj se ia vlen. Të gjithë këtu në Rumani e njohin këtë markë sepse është në treg prej 15-vitesh. Është diçka e re për mua dhe jam i lumtur që e hapa këtu, të gjithë e pëlqejnë këtë lloj ushqimi dhe do të shkoj mirë. Tani unë kam marrë dy filiale dhe kam bërë investimet më të mira dhe pres që njerëzit të vijnë të shumtë këtu.

Mua më pëlqen ushqimi pikant, nuk jam “fans” i urdhrave. Tani që kam qenë pa kontratë në katër muajt e fundit kam nisur të konsumoj shumë këtë lloj ushqimi, më parë konsumoja rrallë sepse isha i fokusuar vetëm te stërvitja. Megjithatë, unë sërish dukem mirë sepse merrem me sport. Shpresoj shumë që gjithçka të shkojë mirë me këtë nismën e re”, u shpreh Bakaj.

Kujtojmë se Bakaj ka luajtur në Rumani me Dinamon e Bukureshtit me të cilën ka fituar edhe Kupën në sezonin 2011-2012, ndërsa ka qenë gjithashtu pjesë edhe e Chernomorets Odesa për dy vite.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...