Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Rama: Titulli i tretë për mua, shpresoj që ky sukses t’u hapë rrugë fitoreve të tjera

Pas triumfit 2-0 ndaj Teutës, që i dha titullin kampion në Kategorinë Superiore, Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama, u shpreh i lumtur për trofeun e dytë me ekipin e futbollit të “Demave”.

Në një prononcim për gazetarin Renaldo Sinani në “SuperSport”, Rama theksoi se ky është trofeu i tij i tretë, pasi numëron edhe një në basketboll.

Lexo edhe:

Drejtori i Partizanit u shpreh se suksesi është i trajnerit Giovanni Colella dhe I të gjithë skuadrës, ndërsa shtoi se shpreson që ky titull t’u hapë rrugën sukseseve të tjera.

“Gati gjashtë vjet me Partizanin, titulli i dytë. Besoj me karrierën time sportive, një titull në basketboll dhe dy në futboll për një kohë relativisht të shkurtër janë një sukses, të cilin ia dedikoj familjes së Partizanit sepse me të vërtetë këtë vit pritej të kishte një hap cilësor me ndërtimin e kompleksit. Kështu që shpresoj se do të jetë një titull që do të na hapë rrugën edhe për triumfe të tjera. Unë nuk e di cili trajner tjetër i huaj ka fituar titullin. Colella është një trajner i huaj që vjen në Shqipëri dhe ka fituar titullin që në vitin e tij të parë. Jemi shumë të gëzuar për këtë aspekt dhe që padiskutim ishte një sukses, por nuk është vetëm suksesi i tij, është suksesi i të gjithë ekipit dhe i këtyre çunave që me punën e tyre dhe me karakterin e tyre arritën që të shpalleshin kampionë.”-deklaroi Olsi Rama.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...