Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Rashford-show, Anglia fiton derbin britanik dhe kualifikohet si kokë grupi

Anglia u rikthye te fitorja, pasi mposhti me rezultatin e pastër 3-0 Uellsin në derbin britanik të Katar 2022 dhe siguroi kalimin për në fazën e 1/8-ave të Kupës së Botës, ku do të përballet me kampionin në fuqi të Afrikës, Senegalin.

Marcus Rashford ishte padyshim heroi i “tre luanëve” mbrëmjen e sotme, pasi shënoi golin e parë dhe të tretë, ndërsa emrin të listën e golashënuesve e shkroi edhe talenti i Manchester City-t, Phil Foden.

Anglia dominoi gjatë gjithë 90-minutëshit, por sfida u zhbllokua vetëm në minutën e 50’ me një goditje dënimi spektakolare të Rashford, ndërsa dy minuta më vonë Foden dërgoi topin në rrjetë për hreë të dytë, para se sulmuesi i Man. United të shënonte edhe të dytin personal në të 68-ën.

Anglia mbyll kështu fazën në grupe si kryesuese me 7 pikë të grumbulluara në tre ndeshje, 9 gola të shënuar dhe vetëm dy të pësuar, ndërsa në turin tjetër do të gjejë përballë Senegalin, që u rendit i dyti në grupin A.

Kupa e Botës
Katar 2022
Grupi B

UELLS-ANGLI 0-3 (Rashford 50′, 68′, Foden 51′)

Kronika e ndeshjes:

 72′ Tjetër mundësi për Rashford, devijon në këndore portieri i Uellsit.

 

 68′ Goooooool! Anglia gjen edhe golin e tretë me Marcus Rashford, sulmuesi i United mposht për të dytën herë portierin e Uellsit.

 

 56′ Reagon Uellsi me Kieffer Moore. Harry Maguire devijon gjuajtjen e sulmuesit, pritje fantastike e portierit Pickford.

 

 51′ Gooooooool! Pak sekonda pas golit të Marcus Rashford, realizon edhe Phil Foden pas asistit të kapitenit Kane. 0-2 për Anglinë.

 

 50′ Gooooool! Anglia në avantazh. Marcus Rashford zhbllokon sfidën falë një goditjeje dënimi. 

 

 45+5′ Zgjihet Uellsi që rrezikon me anë të “veteranit” Joe Allen.

 

 38′ Provon edhe Phil Foden për Anglinë, mbi tra goditja e yllit të Manchester City.

 

 10′ Shans i artë për Anglinë. Marcus Rashford del i vetëm përballë portierit Danny Ward, ky i fundit shpëton portën e tij.

 

Formacionet zyrtare:

https://www.supersport.al/formacionet-e-iran-shba-dy-ndryshime-tek-amerikanet-queiroz-ben-rokade-ne-porte/

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...