Zhbllokohet gjysmëfinalja e parë e EFL Cup mes Nottingham Forest dhe Manchester United, që po transmetohet në SuperSport 2.
Marcus Rashford mori një top nga Casemiro në mesin e fushës, avancoi drejt portës kundërshtare, dribloi dy kundërshtarë dhe dërgoi topin në rrjetë.
Avantazh tepër i rëndësishëm për skuadrën e Ten Hag, ndërkohë që sulmuesi i kombëtares angleze barazon rekordin 14-vjeçar të Carlo Tevez.
25-vjeçari gjeti golin e gjashtë ne turneun e EFL Cup, duke barazuar për momentin rekordin e vendosur nga argjentinasi në sezonin 2008/2009.