Connect with us

Hi, what are you looking for?

Legjionarët

VIDEO/ Rashica dhe Muçi i dhurojnë fitoren Besiktasit, dyshja vendimtare ndaj Cikalleshit

VIDEO/ Shënoi supergol në Turqi, Muçi shpallet "Njeriu i Ndeshjes"
VIDEO/ Shënoi supergol në Turqi, Muçi shpallet "Njeriu i Ndeshjes"

Besiktas rikthehet te fitorja në Superligën turke teksa mposhtën në shtëpi Konyasporin e Sokol Cikalleshit dhe Valon Et’hemit. Gjigandët nga Stambolli triumfuan me shifrat 2-0 teksa protagonist për Besiktas ishin Ernest Muçi dhe Milot Rashica. Ishte pikërisht sulmuesi i kombëtares ai që lëshoi sinjalin e parë në portën e Konyaspor teksa tentoi me një goditje të fortë nga distanca, goditje që u ndal në dy kohë nga portieri kundërshtar.

Pak minuta më pas, Muçi tentoi sërish, por këtë herë humbi ekuilibrin në momentin e goditjes. Kështu, pjesa e parë u mbyll pa gola.

Por, në fraksionin e dytë, dyshja shqiptare mori “frenat e lojës në dorë”. Milot Rashica ishte protagonist në golin e parë teksa harkoi në mënyrë perfekte me topin që u devijua saktësisht nga Kilicsoy.

Në 71-tën, Rashica kombinoi bukur me Muçin me këtë të fundit që goditi në portë. Portieri nuk e kontrolloi topin dhe nga aty pranë përfitoi Cenk Tosun që realizoi golin e dytë.

Përfundimisht, ndeshja u mbyll me rezultatin 2-0 me Besiktas që ngjitet në kuotën e 43 pikëve në vend të pestë, po aq sa edhe Trabzonspori i vendit të tretë. Ndërkohë, Konyaspori i Cikalleshit mban vendin e 19 me 25 pikë.

Besiktas-Konyaspor 2-0

Besiktas realizon edhe golin e dytë, Rashica pason te Muçi. Sulmuesi godet portën, por portieri nuk arrin të presë saktë dhe aty pranë Tosun bën detyrën dhe shtyn topin në rrjetë.

Besiktas kaloi në avantazh falë golit të Kilicsoy teksa ishte Milot Rashica ai i cili harkoi në mënyrë perfekte.

Lexo edhe: 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...