Milot Rashica gjeti rrugën e rrjetës në ndeshjen që Galatasaray po luan në Superligën turke ndaj Konyaspor, skuadrës së Endri Çekiçit. Sulmuesi i Kosovës shënoi në minutën e 31-të teksa me anë të një lëvizje të bukur në zonë, doli i vetëm përballë portierit kundërshtar dhe aty nuk gaboi.
Për 26-vjeçarin ishte goli i dytë në 17 paraqitje me gjigantët turq me Rashicën që po kalon një formë të mirë teksa edhe në ndeshjen e fundit të kampionatit regjistroi një asist në sfidën ndaj Kasimpasa.
Lexo edhe:
- Zyrtarizohet lista për Poloninë, ja risitë e Sylvinhos
- Shorti i Championsit, përplasje “gjigantësh” në çerekfinale
- Europa League/ Juventusi “peshkon” Sportingun, Man. United përballë Sevillas
- Mourinho “mbret” i ironisë: A ka një garë tjetër ku të luajë Lazio?!
Tashmë, te Kosova shpresojnë që Rashica të reflektojë formën edhe te përfaqësuesja Dardane teksa skuadra e drejtuar nga Allain Giresse luan dy ndeshje zyrtare për kualifikueset e Euro 2024 ndaj Izraelit në transfertë dhe më pas ndaj Andorrës në shtëpi, në stadiumin Fadil Vokrri.
