Connect with us

Hi, what are you looking for?

Nations League

VIDEO: Italia hedh në Ligën B Anglinë, Hungaria shtang Gjermaninë

Anglia zyrtarisht në vendin e fundit në Grupin 3 të Ligës A, me Hungarinë dhe Italinë që do ta vendosin në përplasjen mes tyre në Budapest se cila do ta mbyllë në vendin e parë. Rezultatet e raundit parafundit në këtë grup ishin vërtet surprizuese. Në “San Siro”, një Italia e ringjallur dhe me plot energji dominoi dhe fitoi me meritë ndaj Anglisë, me golin e Raspadorit të shënuar në minutën e 68-të. Me vetëm dy pikë në renditje, Anglia e ka të sigurt vendin e fundit, pasi Gjermania, që u mposht nga Hungaria, ka grumbulluar 6 pikë me vetëm një ndeshje për t’u luajtur.

Konfirmohet “mace e zeze” për “Panzerat” Hungaria, që e mposhti 0-1 skuadrën Hansi Flick me gol të Szalai që në minutën e 17-të në “Red Bull Arena” të Leipzigut. Edhe pse kishte minuta të tëra në dispozicion për ta shmangur humbjen, Gjermania nuk gjeti forca për të shënuar qoftë një gol.

Në Grupin 3 të Ligës B, konfirmohet përfundimisht në vendin e parë Bosnjë Hercegovina, që fitoi 1-0 përballë Malit të Zi me gol të Demirovicit, shërbyer nga Dzeko, ndërsa Finlandë – Rumani përfundoi 1-1. Pas golit të vendasve, i shënuar nga Pukki, miqtë u kundërpërgjigjën me Tanasen.

Në Ligën C, Gjeorgjia fitoi 2-0 përballë Maqedonisë së Veriut, ndërsa Bullgaria shkatërroi 5-1 Gjibraltarin. Në Ligën D, Estoni – Maltë u mbyll 2-1.

Ligue A

Itali – Angli 1-0

68′ – Zhbllokohet më në fund sfida, Raspadori bën gjithçka mirë, realizon një gol të bukur, 1-0.

85′ – Afër golit të dytë Italia, shtylla shpëton Anglinë.

Gjermani – Hungari 0-1

17′ – Szalai realizon me thembër në zhvillimet e një këndoreje, 0-1

League B

Bosnjë Herzegovinë – Mali i Zi 1-0

Goli i anuluar Bosnjës

Finlandë – Rumani 1-1

League C

Georgia – North Macedonia       2-0

Bulgaria – Gibraltar     5 – 1

League D

Estonia – Malta    2-0

 

 

 

 

 

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...