Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

VIDEO/ Reagimi i turpshëm i babait të Erling Haalandit ndaj tifozëve të Realit

Erling Braut Haaland zbriti në fushën e “Santiago Bernabéut”, ku Manchester City mori një barazim 1-1, që konsiderohet rezultat i mirë, duke pasur parasysh që sfida e kthimit do të luhet të mërkurën e ardhshme (21:00) në “Etihad Stadium”.

Antonio Rüdiger, zëvendësues i të pezulluarit Éder Militao, e futi në darë “vrasësin” norvegjez, i cili e preku topin vetëm 22 herë, duke lojtari që pati kontakt me topit me pak se cilido tjetër që e nisi ndeshjen nga minuta e parë.

Ai që u bë protagonist në duelin ndaj Realit të Madridit ishte një tjetër Haaland, babai i Erlingut, Alf-Inge (njëkohësisht edhe menaxher i të birit).

Lexo edhe:

Në fillim të pjesës së dytë, ish-futbollisti u largua nga vendi nga ku po ndiqte ndeshjen pasi bëri veprime aspak të hijshme ndaj tifozëve madrilenë, që po e provokonin me koret e tyre.

Në imazhet që po bëjnë xhiron e botës mund të shihet se si një grup tifozësh vendas thërrasin në kor: “Dil jashtë, dil jashtë…”.

Çuditërisht, ai vendos dorën në vesh, duke i nxitur ata të bërtasin më fort, për të bërë më pas një veprim që ofendon tifozët.

 

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...