Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Real i papërmbajtshëm, triumfon në El Clasico dhe nis arratisjen

El Clasico numër 250 shkon për Realin e Madridit, që mposhti 3-1 Barcelonën në “Santiago Bernabeu”. Djemtë e Carlo Ancelottit zhvilluan një pjesë të parë perfekte, gjatë së cilës realizuan dy herë me anë të Karim Benzema dhe Federico Valverde.

Ferran Torres i ardhur nga stoli, rihapi sfidën shtatë minuta përpara fundit pas një inkursioni të bukur të Ansu Fati, por Reali mbylli llogaritë me golin e Rodrygos në minutat shtesë. Sulmuesi brazilian fitoi një penallti pas shkeljes nga mbrojtësi Garcia.

Arbitri akordoi penallti me ndihmën e VAR-it, Rodrygo nuk gaboi përballë Ter Stegen dhe në stadium shpërtheu festa madrilene. Reali ngjitet kështu në krye të renditjen i vetëm me 25 pikë. Humbja e parë në kampionat për ekipin katalanas, që mbetet në shifrën e 22 pikëve.

La Liga
Real Madrid – Barcelona 3-1 (Benzema 12′, Valverde 35′, Rodrygo (pen) 90+1′ / Ferran Torres 83′)

 90+1′ Reali realizon edhe golin e tretë. Rodrygo ndalohet në mënyrë të parregullt nga Garcia, arbitri akordon penallti me ndihmën e VAR-it. Braziliani nuk gabon përballë Ter Stegen.

 87′ Barcelona shumë pranë barazimit, por Ansu Fati nuk ia del të shfrytëzojë shansin e mirë.

 83′ Rihapet El Clasico. Inkursion fantastik i Ansu Fati në krahun e majtë dhe gol i Ferran Torres, i cili rihap ndeshjen.

 74′ Barcelona pretendon për penallti pas kontaktit mes Lewandowskit dhe Carvajal, por arbitri vazhdon lojën. Proteston trajneri Xavi.

 72′ Mundësi e mirë për Barcelonën, por goditja e dënimit e Robert Lewandowskit ndalet në mur.

 52′ Reali shënon sërish me anë të Karim Benzema, por sulmuesi francez është në pozicion të parregullt dhe arbitri anësor anulon golin e kampionëve. 

 35′- Shpërthen sërish “Bernabeu”, këtë herë është Valverde që e dërgon topin në rrjetë me një goditje nga jashtë zonës, 2-0. 

25′ – E pabesueshme se çfarë humbet Robert Lewabdowski vetëm një metër larg vijës fatale, pas pasimit të Raphinhas.

 12′ – Zhbllokohet “El Clasico”. Kundërsulm vrastar i Realit të Madridit nga krahu i majtë, Ter Stegen arrin të ndalë Vinicius Juniorin, por topi shkon te Benzema, që nuk fal, 1-0.

7′- Vinicius Junior shkakton drithërima në portën e Barçës, topi devijohet dhe përfundon në fundore.

Real Madrid-Barcelona është ndeshja e shumëpritur për ditën e sotme teksa El Classico merr vëmendjen e mbarë botës për historinë dhe rivalitetin e madh mes dy klubeve spanjolle. Së fundmi, trajnerët Carlo Ancelotti dhe Xavi Hernandez kanë publikuar edhe formacionet zyrtare.

Bie në sy disa mungesa në të dyja kampet teksa te Real Madrid nuk është prezent portieri Courtois ndërsa nga ana tjetër te Barcelona, mungojnë dy qendërmbrojtësit Araujo dhe Christensen me Xavin që i gëzohet rikthimit të Kounde. Ndërkohë, Ancelotti ka zgjedhur të ulë në stol Camavingën ndësrsa nga ana tjetër, De Jong është preferuar titullar para Gavit.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...