Connect with us

Hi, what are you looking for?

Spanjë

VIDEO/ Real Madrid kalon në finalen e Superkupës, Los Blancos shpëtojnë nga pika e bardhë

Real Madrid siguroi biletën për në finalen e Superkupës së Spanjës teksa në Arabinë Saudite, në ndeshjen e luajtur përballë Valencias u deshën goditjet e penalltive për të shpallur fituesin duke qenë se 90 minutat u mbyllën në barazim 1-1. Në atë që konsiderohet si “ruleta ruse”, madrilenët u treguan të saktë duke mos gabuar në asnjë penallti ndërsa nga ana tjetër, te Valencia u gabuan dy 11-metërsha.

Sa i takon pjesës së parë, Real Madrid kishte iniciativën me madrilenët që tentuan në dy raste me Karim Benzema fillimisht e më pas me Ernesto Valverde që iu afrua golit me një goditje nga jashtë zone dhe që shkoi ngjitur me shtyllën e mbrojtur nga portieri Mamardashvili. Gjithsesi, mundi i të besuarve të trajneri Carlo Ancelotti do të shpërblehej në minutën e 39-të kur Benzema shndërroi në gol një penallti të fituar nga vetë francezi pas një ndërhyrje të gabuar të Comert.

Me avantazhin e Realit u mbyll pjesa e parë, ndërsa në fraksionin e dytë, Valencia tregoi menjëherë forcë dhe barazoi shifrat falë golit të Lino. Ky i fundit shfrytëzoi në maksimum një harkim të Lato dhe nuk fali nga fare pranë portës duke mposhtur portieri Courtois.

Në vijim, skuadrat provuan ta fitonin ndeshjen mirëpo mungoi saktësia dhe finalizimi me sfidën që u desh t’i drejtohej kohës shtesë. Në fakt, edhe 30 minutat e shtesë nuk rezervuan asnjë të re dhe në këtë formë, skuadrat iu drejtuan goditjes së penalltive.

Nga pika e bardhë, ishin Los Blancos ata që u shfaqën më të saktë dhe shënuan katër penallti na dy të Valencias. Tashmë në finale, Real pret fituesen e çiftit Barcelona-Betis.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Serie A

Si mund të komunikosh me portierin dhe t’i japësh udhëzime taktike kur skuadra juaj është në fushë me dy lojtarë më pak, kur kanë...