Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

VIDEO/ Real Madrid përmbys Almeria-n, Bellingham kryeson golashënuesit e La Liga-s

Triumfi me përmbysje, 1-3 i Real Madrid në transfertën e Almeria-s, mban emrin e Jude Bellingham.

Ishin vendasit ata që zhbllokuan sfidën që në minutën e tretë me Arribas.

Lexo edhe:

Megjithatë madrilenët e përmbysën rezultatin dhe protagonist i padiskutueshëm ishte mesfushori i afruar këtë verë te “Los Blancos”, Bellingham.

Në minutën e 19’ anglezi gjeti rrjetën, duke u dhënë barazimin miqve.  Ndërsa në minutën e 45+5’ Toni Kroos tentoni të shënonte, por pas verifikimit në VAR goli i tij u anulua për pozicion të parregullt, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej në “paqe”.

Në minutën e 60’ i asistuar nga Kroos, Bellingham realizoi golin e dytë dhe kaloi Realin në avantazh.

Ndërsa në minutën e 73’ i asistuar nga anglezi, Vinicius Junior shënoi golin e tretë për Real Madrid dhe njëkohësisht vulosi këtë takim.

Pas javës së dytë të La Liga, Almeria renditet në vend të fundit me zero pikë, Real Madrid kryeson me gjashtë pikë, ndërsa vlen të theksohet se Jude Bellingham kryeson listën e golashënuesve me tre gola në dy ndeshje.

Golat: 

03′-Gooool! Vendasit zhbllokuan sfidën me Arribas që në minutën e tretë.

19′-Goool Megjithatë Reali reagoi dhe në minutën e 19’ Jude Bellingham realizon golin e barazimit, duke vazhduar me ecurinë pozitive, pasi edhe në ndeshjen e javës së parë, atë ndaj Athletic Bilbao, që u mbyll me fitoren 0-2 të madrilenëve, anglezi shënoi.

60’-Gool! Bellingham vijon të dhurojë spektakël dhe kalon Realin në avantazh pas asistit nga Kroos.

73’-Gool! Pas asistit të Bellingham, Vinicius Junior gjen rrugën drejt rrjetës dhe realizon golin e tretë për Real Madrid.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...

Premier League

United mposhti 2-1 Chelsean në “Old Trafford”, në një sfidë të hapur dhe të mbushur plot raste. Skocezi Scott McTominay ishte heroi i vendasve...