Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

VIDEO/ Realizon “hat-trick” në fitoren ndaj Wolves, Haaland protagonist absolut te City

Haaland i dhuron një fitore spektakolare Manchester City-t, që del me pikë të plota në përballjen me Wolves. “Citizens” triumfuan me rezultatin 3-0, me autor të të tre golave sulmuesin norvegjez.

Vendasit diktuan ritmin e sfidës, megjithatë u desh minuta e 40’, që pas një asisti nga De Bruyne, Haaland ta dërgonte topin në rrjetë dhe t’i dhuronte avantazhin ekipit të tij.

Më pas në minutën e 49’ norvegjezi do të gjente sërish rrugën drejt rrjetës, duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë.

Teksa vetëm pesë minuta më pas, duke shfrytëzuar një pakujdesi të Jose Sa, Haaland shënoi golin e tretë personal dhe të tretin për skuadrën e Guardiolës.

Pas raundit të 21-të të Premier League, Manchester City renditet në vend të dytë me 45 pikë, teksa Wolves në vend të 17-të me 17 pikë.

Golat:

Erling Haaland i dhuron avantazhin ekipit të tij, ku pas një asisti nga De Bruyne, realizoi me kokë në minutën e 40’.

Haaland dyfishon avantazhin, shënon nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 49′.

Çfarë gafe nga ana e Wolves, Mahrez i asiston Haaland dhe norvegjezi “dënon” kundërshtarët në minutën e 54’.

Ndërkohë Leeds United-Bremtford janë ndarë me barazim pa gola në javën e 21-të të Premier League. Brentford renditet në vend të tetë me 30 pikë, teksa Leeds në vend të 15-të me 18 pikë të grumbulluara.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...