VIDEO/ Rekord unik në Tiranë, reagimi i Mourinhos pas vërshëllimës së fundit

Roma fitoi 1-0 ndaj Feyenoordit në finalen e Conference League përballë holandezëve të Feyenoordit.
Nicolo Zaniolo vendosi sfidën me golin e shënuar pas gjysmë ore, teksa suksesi i klubit italian u festua gjatë.
Në videon e mëposhtme shihet si e përjetoi Jose Mourinho momentin e përfundimit të ndeshjes.
Me triumfin në Tiranë, “Special One” është kthyer në trajnerin e parë dhe të vetëm që ka fituar çdo trofe europian.
