Connect with us

Hi, what are you looking for?

Moshat Kuqezi

VIDEO/ Reshjet e dendura të shiut, vendoset ndërprerja e sfidës Mali i Zi U21-Shqipëri U21

VIDEO/ Reshjet e dendura të shiut, vendoset ndërprerja e sfidës Mali i Zi U21-Shqipëri U21
VIDEO/ Reshjet e dendura të shiut, vendoset ndërprerja e sfidës Mali i Zi U21-Shqipëri U21

Ka zgjatur vetëm 30 minuta sfida eliminatore e Europianit U21 mes Malit të Zi dhe Shqipërisë, pasi reshjet e dendura të shiut e kanë bërë të pamundur vijimin e takimit.

Shiu dhe terreni i rënduar shoqëruan ndeshjen nga fillimi, teksa me kalimin e minutave dhe shtimin e intensitetit të reshjeve në Podgoricë, u bë e pamundur që të vijonte ndeshja.

Arbitri thirri skuadrat në dhomat e zhveshjes dhe pas 30 minutash u rikthye në fushë për të testuar kushtet e terrenit, por topi nuk lëvizte dhe bashkë me delegatin e UEFA-s, vendosi ndërprerjen përfundimtare të takimit.

Tashmë i takon UEFA-s që të caktojë një tjetër datë për zhvillimin e sfidës Mali i Zi U21-Shqipëri U21, e vlefshme për eliminatoret e Euro 2025-ës.

 

– Ndërpritet sfida. Reshjet e shumta kanë vështirësuar qarkullimin e topit dhe kanë detyruar arbitrin të thërrasë skuadrat në dhomat e zhveshjes…

13′ – Kërcënojnë malazezët, teksa pas një këndoreje Lilo del keq dhe lë topin për kundërshtarët, që nuk arrijnë të përfitojnë dhe të shënojnë…

– Starton sfida mes një rrebeshi shiu në Malin e Zi…

Formacionet zyrtare:

Lajme të tjera

Formula 1

Homoseksualiteti i deklaruar nga Ralf Schumacher ka qenë një nga temat e diskutuara në konferencën për shtypin të FIA-s, këtë të enjte, në Çmimin...

Futboll

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho është shumë i fokusuar në merkato, për ta përforcuar skuadrën e tij që të jetë sa më konkurruese jo...

Serie A

Në ditën e prezantimit të Thiago Mottës si trajneri i ri i Juventusit foli edhe Cristiano Giuntoli. Drejtori teknik i bardhezinjve e nisi me...

Gjermani

Bayer Leverkusen ka zyrtarizuar këtë të enjte transferimin e Martin Terrier. 27-vjeçari vjen nga skuadra franceze e Rennes dhe ka firmosur për pesë sezone...