Itali – Angli 1-2 (Retegui 56’/ Rice 13′, Kane 44′ pen.)
Anglia i bën nisjen perfekte kualifikueseve të Euro 2024. “Tre Luanët” fitojnë ndaj Italisë me rezultatin 1-2, ku pas një pjese të parë perfekte vuajtën në fund me 10 lojtarë në fushën e lojës pas daljes nga loja me karton të kuq të Luke Shaw.
Mbrëmje rekordesh për “Tre Luanët”: Kane bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares angleze, Southgate regjistron fitoren e 50-të në stol si trajner ndërsa pritjes që prej vitit 1977 për të mundur Italinë në një ndeshje zyrtare i vjen fundi.
56′ – Debutim perfekt i Reteguit me përfaqësuesen e Italisë. Sulmuesi 23-vjeçar shkurtoi diferencën në 1-2 në minutën e 56-të, pas asistit të marrë nga Pellegrini.
44′ – Anglia e mbyll në avantazh të dyfishtë fraksionin e parë. Një penallti e akorduar me VAR nga kryesori u shndërrua në gol ga Harry Kane, 0-2. Ky ishte goli i 54-t i sulmuesit të Tottenhamit me fanelën e “Tre Luanëve” në 81 ndeshje. Një shifër rekord, pasi askush nuk ka shënuar më shumë se Kane në përfaqësuesen e Anglisë.
13′ – Italia e nis me entuziazëm sfidë me Anglinë, por në zhvillimet e një këndoreje Declan Rice gjendet i lirë në zonë dhe mposht Donnarumman, 0-1.
Roberto Mancini ka vendosur të aktivizojë që nga minuta e parë në ndeshjen kualifikuese të Evropianit prurjen më të re të sulmit, Retegui, pjesë e Tigres në kampionatin argjentinas, i dhënë në formë huazim nga Bocca Juniors.
23-vjeçari do të debutojë në përfaqësuese krah Berardit dhe Pellegrinit. Një bast ky i Mancinit me një futbollist që luan për herë të parë me fanellën e kaltër.
Lexo edhe:
- Nga Messi te Skriniar, kontratat e yjeve të futbollit që skadojnë në verë
- “Blindohet” Napoli, Italia në alarm për huliganët anglez
- Nisin eliminatoret e EURO 2024, ndeshjet që mund të ndiqni në “SuperSport”
- Flet trajneri: Prenga një bishë, synon të pushtojë botën
Southgate, nga ana tjetër, ndryshon rreshtim dhe rikthehen skemën 4-2-3-1 që e çoi në finalen e Kampionatit Evropian.
Itali (4-3-3): Donnarumma; Di Lorenzo, Toloi, Acerbi, Spinazzola; Barella, Jorginho, Verratti; Berardi, Retegui, Pellegrini. Trajner: Mancini.
Anglia (4-2-3-1): Pickford; Walker, Stones, Maguire, Shaw; Phillips, Rice; Saka, Bellingham, Grealish; Kane. Trajner: Southgate.
