Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Rikuperim, xhonglim dhe goditje, goli i parë zikaltër i Asllanit është spektakolar

Rikuperim topi, tre xhonglime në hyrje të zonës, krijim i hapësirës dhe më pas një goditje perfekte, me topin që ndalet në rrjetë. Kristjan Asllani ka filluar të fitojë hapësirën e tij në botën zikaltër, teksa ka shkruar emrin në listën e golashënuesve që në miqësoren e parë sezonale të Interit.

I transferuar te zikaltrit pikërisht në ditën e rikthimit të Romelu Lukakut, mesfushori 20-vjeçar kuqezi ishte titull;ar në miqësoren e parë sezsonale dhe bëri një paraqitje në kufijtë e perfektes, ndonëse ka në këmbë vetëm pak seanca stërvitore.

Qarkullim topi, shpërndarje e lojës në krah e vertikalisht, rikuperime, kombinime të nivelit të lartë dhe mbi të gjitha goli. Mesfushori shqiptar ka bërë gjithçka mirë në prezantimin e parë dhe ka dërguar një sinjal të qartë se nuk ka ardhur te Interi për të qenë thjesht rezerva e Brozovic, por do të kërkojë vendin e tij në formacion.

“Gardiani” dardan ngre në qiell shqiptarin e Interit: Është Andrea Pirlo i ri!

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...