Shqipëria në Europian. I duhej një pikë, dhe në Kishinau ndaj Moldavisë, Shqipëria merr pikën që i nevojitej falë barazimit me rezultatin 1-1 dhe siguron matematikisht për të dytën herë në historinë e saj pjesëmarrjen në finalet e një kampionati europian. Kuqezinjtë rezervojnë kështu vendin e tyre në mesin e kombëtareve pjesëmarrëse në Gjermani verën e vitit 2024
Sa i takon kronikës së ndeshjes, ishin moldavët që dhanë shkëndijen e parë të ndeshjes në minutën e 16-të me Nicolaescun, por Berisha priti mjaft mirë në pozicion. Tetë minuta më pas do të vinte edhe momenti vendimtar për kuqezinjtë, me Taulant Seferin që fitoi një 11-metërsh. Nga pika e bardhë u paraqit Sokol Cikalleshi që nuk gaboi dhe e dërgoi topin në rrjetë. Sakaq, katër minuta nga fundi, Bajrami tentoi nga distanca por portieri moldav priti në dy kohë.
Fraksioni i dytë nisi me një goditje të Seferit nga distanca, por sulmuesi nuk e gjeti kuadratin. Nga ana tjetër, Nicolaescu provoi një goditje të fortë, por Etrit Berisha priti mjaft mirë dhe largoi topin në këndore. Në minutat që pasuan, një mundësi e mirë u shfaq për Dakun dhe më pas për Asanin që tentoi nga një goditje dënimi. Megjithatë, në fund, moldavët barazuan me Baboglo, por që nuk prishën festën e Shqipërisë që mori pikën që duhej për t’u kualifikuar në Euro 2024.
Pas kësaj ndeshje, Shqipëria mban kreun e Grupit E me 14 pikë ndërsa pas tre ditësh pret Ishujt Faroe, një ndeshje ku kuqezinjtë mund të sigurojnë edhe vendin e parë në grup.
Moldavi-Shqipëri 1-1
Kronika e ndeshjes:
90+4 Përfundon ndeshja në barazim 1-1, Shqipëria merr pikën që i nevojitej në Moldavi dhe siguron pjesëmarrjen në Euro 2024, verën e ardhshme në Gjermani
87’ Barazon Moldavia. Baboglo përfiton nga një rrëmujë në zonë dhe mposht Berishën, duke rikthyer baraspeshën
84’ Jasir Asani provon me një goditje dënimi mbi vijën e zonës, por topi grushtohet nga portieri vendas…
73′ Shans i artë për golin e dytë, Seferi lirohet brenda zonës kundërshtare, godet portën, por ndalet nga devijimi i portierit dhe traversa
62′ Aksion i gjatë i Shqipërisë me Mitajn që fton Seferin, ky i fundit pason për Dakun, por zgjatja e sulmuesit nuk mjafton me topin që kontrollohet nga portieri moldav
55’ Teston aftësitë e Berishës sulmuesi moldav Nicolaescu, por reagon mjaft mirë gardiani kuqezi, që grushton në këndore
47′ Nis pjesa e dytë e ndeshjes me Moldavinë, Seferi tenton nga distanca dhe nga një pozicion i prirët, por nuk gjen kuadratin
45+2′ Mbyllet me avantazhin e Shqipërisë 1-0 pjesa e parë në Kishiniev ndaj Moldavisë. Kuqezinjtë gjithmonë e më pranë Euro 2024
41’ Provon Bajrami nga distanca, por pret në dy kohë portieri moldav…
31′ Moldavia pretendon për penallti, Postolachi rrëzohet në zonë, për arbitrin nuk ka dyshime dhe as që bëhet fjalë për penallti teksa Asllani më pas fiton faull
25’ Goooooooool. Sokol Cikalleshi shkon nga pika e bardhë dhe ekzekuton saktë, duke na dhënë avantazhin në ‘Zimbru Stadium’
24’ Penallti për Shqipërinë. Seferi hyn në zonë dhe goditet nga mbrojtësi moldav, teksa arbitri skocez akordon 11-metërsh pa pasur asnjë dyshim. Përsëritja i jep të drejtë…
16′ Rasti i parë i rrezikshëm u takon moldavëve. Një gabim në mesfushë i kuqezinjve, bëri që vendasit të zbresin shpejt në kundërsulm, me Nicolaescin, që godet rrezikshëm, por grushton Berisha në këndore.
1′ Starton ndeshja në Moldavi, Shqipëria 90 minuta larg kualifikimit në Europianin e verës së ardhshme që luhet në Gjermani
Shqipëria luan në transfertën e Kishinievit ndaj vendasve të Moldavisë në kuadër të kualifikuese për Euro 2024. Kuqezinjtë e trajnerit Sylvinho janë shumë pranë sigurimit të biletës për në Europianin e Gjermanisë, teksa kryesojnë Grupin E dhe iu mjafton një pikë për të siguruar matematikisht kualifikimin.
Sa i takon formacionit, konfirmohet në portë titullar Etrit Berisha, në qendër Ismajli me Gjimshitin ndërsa në krah Hysaj dhe Mitaj. Në mesfushë, Asllani me Ramadanin, teksa disi më i avancuar është Bajrami. Në krahët e sulmit Seferi me Asanin dhe në qendër Cikalleshi.
Formacioni zyrtar:
