Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Video/ Rodrygo e Valverde vendosin derbin e Madridit, Reali thjesht perfekt

Zhbllokohet në minutën e 18-të sfida derbi në “Wanda Metropolitano” mes Atleticos dhe Realit. Tchouameni dha një asist perfekt për Rodrygon, që u koordinua bukur në goditje, duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit Oblak për të shmangur golin, 0-1. Një gol që e bën edhe me të bukur përballjen, pasi Atletico duhet të ndryshojë strategji e të shohë më shumë nga sulmi.

Të papërmbajtshëm futbollistët “Los Blancos” në momentet e kundërsulmeve. Në një rast të tillë, në minutën e 36-të, Vinicius shpërtheu nga e majta dhe përballë Oblakut goditi shtyllën, aksioni u ndoq nga Valverde që me prepotencë e dërgoi topin në rrjetë, 0-2.

Për minuta të tëra Reali arriti ta kontrollonte me qetësi ndeshjen, por në të 83-tën, Hermoso, i hedhur në fushë në minutën e 72-të, shënoi me shpatull golin e 1-2, por asgjë më shumë, sepse rezultati nuk ndryshoi, me Realin që mori fitoren e radhës në La Liga dhe kryeson me pikë të plota.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...