Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

VIDEO/ Rodrygo rikthen Realin te fitorja, Villareali “presion” Sociedadit

Reali i Madridit rikthehet në rrugën e fitoreve përballë Rayo Vallecanos. Skuadra merengues fitoi 2-1 ndaj rivalëve të qytetit në ”Santiago Bernabeu”. Për Los Blancos nuk ishte një ndeshje aspak e thjeshtë, pasi vuajtën deri në fund për të marrë tri pikët.

Gjithsesi, ishte Karim Benzema ai që i kaloi fillimisht në avantazh në minutën e 31′. Me Federico Valverden që shërbeu bukur tek sulmuesi, i cili arriti të finalizonte me shumë thjeshtësi. Gjithsesi, Rayo nuk u dorëzua pas këtij goli dhe e rriti presionin në pjesën e dytë. Duke barazuar gjithçka në minutën e 84′.

Raul de Tomas ishte autori i golit për skuadrën e Iraolës, një gol që krijoi përshtypjen që sfida do të mbyllej në ekuilibër të plotë. Por, Reali nuk e kishte thënë fjalën e fundit. Minuta e 89′, Rodrygo mori një pasim të mirë nga Ceballos dhe goditi bukur në cepin e djathtë të portës, për të mos i lënë asnjë mundësi Dimitrevskit.

Me këtë fitore, skuadra e Ancelottit ngjitet në kuotën e 74 pikëve, ndërkohë që Rayo mbetet në vendin e 11-të me 46 pikë. Ivan Balliu e zhvilloi të plotë ndeshjen për skuadrën udhëtuese.

Lexo edhe:

Një fitore të rëndësishme regjistroi dhe Villareali në shtëpi përballë Cadizit. Skuadra nëndetëse zgjidhi gjithçka brenda pjesës së parë, falë dy golave të realizuar nga Nicolas Jackson. Senegalezi realizoi në minutën e 20′, pasi përfitoi nga një gafë e mbrojtjes. Dhe pasi shmangu dhe portierin realizoi me portën e boshatisur.

 

Në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë(45+2) Jackson shënoi dhe të dytin, kësaj radhe pasi përfitoi maksimalisht nga asisti i Morenos. Për të shmangur edhe njëherë Ledesmën dhe për të shënuar përsëri me portën e zbrazur.

Kjo fitore mban në lojë Villarealin sa i takon një vendi në Champions League në sezonin e ardhshëm, pasi ngjitet në kuotën e 63 pikëve. 5 më pak se Sociedadi i vendit të katërt, teksa kanë mbetur dy javë nga fundi.

 

Ndërsa Cadizi rrezikon më shumë se kurrë pas kësaj disfate, teksa mbetet në vendin e 16-të me 38 pikë. Sfida tjetër, Elche-Sevilla u mbyll në barazim 1-1. Lamela kaloi në avantazh andaluzët, por vendasit evituan humbjen falë golit të Tete Morentes.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...