Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

VIDEO/ Roma dhe Betis bëjnë detyrat në shtëpi, Fiorentina “shkërmoqet” në Stamboll

Roma hodhi pas krahëve humbjen ndaj Ludogorets në ndeshjen e parë në grup dhe mori fitoren e parë në Europa League, pikërisht në “Olimpico” përballë finlandezëve të HJK Helsinkit. Mourinho i dha mundësinë e debutimin nga minuta e parë, sulmuesit italian Andrea Belotti, i cili bëri mjaft mirë punën e tij, pasi që në minutën e 15’ i iku mbrojtësit Tenho, i cili e ndali me faull dhe u ndëshkua me karton të kuq.

Më pas gjithçka foli për skuadrën e drejtuar nga Jose Mourinho, që në pjesën e parë hasi në një pengesë të madhe, siç ishte portieri i finlandezëve. Me fillimin e pjesës së dytë, Mourinho hodhi në fushë Dybalën, i cili zhbllokoi sfidën pas vetëm dy minutash, ndërsa në të 49-n ishte Lorenco Pellegrini që dyfishoi shifrat.

Në të 68-n shënoi emrin në listën e golashënuesve edhe Andrea Belotti, ndërsa paraqitje mjaft të mirë bëri Zaniolo, që asitoi në dy nga tre golat e verdhekuqve këtë mbrëmje. Po në grupin e Romës, Betis mposhti 3-2 bullgarët e Ludogorets dhe u ngjit në krye me 6 pikë të plota, ndërsa protagonist ishte 41-vjeçari Joaquin, që shënoi emrin në listën e golashënuesve, duke treguar se mosha është thjesht një numër për të.

Në Conference League sfida më e rëndësishme ishte ajo mes Basaksehir dhe Fiorentinës, që u fitua me rezultatin 3-0 nga turqit, ndërsa italianët treguan se këtë sezon janë një skuadër e brishtë, që nuk po arrin të bëjë dot rezultat. Fitore me vuajtje morën edhe anglezët e West Ham, në transfertën ndaj Silkeborgut, ndërsa Nice mori një pikë ndaj Partizanit të Beogradit në Serbi.

EUROPA LEAGUE

Roma-Helsinki 3-0 (Dybala 47′, Pellegrini 49′, Belotti 68′)

 

Betis-Ludugorets 3-2 (Luiz Henrique 25′, Joaquin 39′, Canales 59′ / Despotov 45+1′, Rick 74′)

 

Bodo/Glimt-Zurich 2-1 (Selnaes (aut) 54′, Vetlesen 58′ / Avdijaj 81′)

 

Braga-Union Berlin 1-0 (Vitinha 77′)

 

Rennes-Fenerbahce 2-2 (Terrier 52′, Majer 54′ / Kahveci 60′, Valencia (pen) 90+2)

Union SG-Malmo 3-2 (Burgess 17′, Teuma 69′, Boniface 71′ / Ceesay 6′, Thelin 57′)

 

Dynamo Kyiv-AEK Larnaca 0-1 (Gyursco 8′)

 

CONFERENCE LEAGUE

Partizan-Nice 1-1 (Diabate 60′ / Laborde 2′)

 

Silkeborg-West Ham 2-3 (Kusk 5′, Tengstedt 75′ / Lanzini 13′, Scamacca 25′, Dawson 38′)

 

Koln-Slovacko 4-2 (Adamyan 11′, Dietz 42′, Ljubicic (pen) 65′, 74′ / Kalabiska 49′, Petrzela 52′)

 

Basaksehir-Fiorentina 3-0 (Gurler 57′, 71′, Traore 90′)

 

Steaua-Anderlecht 0-0

Hapoel Beer Sheva-Villareal 1-2 (Hatuel 63′ / Morales 28′, Baena 67′)

 

Lech Poznan-Austria Vienna 4-1 (Ishak 28′, Skoras 64′, Velde 76′, 90′ / Braunoder 29′)

 

RFS-Hearts 0-1 (Shankland (pen) 43′, Forrest 90+3′)

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...