Conference League

VIDEO/ Roma dhe Feyenoord zbresin në Air Albania, nisin ethet e finales

Roma është ekipi i parë që ka zbritur në fushë për të kryer nxehmjen e zakonshme para se të startojë finalja e Conference League ndaj Feyenoord. Verdhekuqtë e Jose Mourinhos rikthehen të luajnë një finale europiane pas plot 31-vitesh, teksa të fundit herë që diskutonin një të tillë dilnin të mposhtur nga ndeshja me Interin në UEFA Cup.

Mirëpo, në kryeqytetin shqiptar do të kërkojnë të shkruajnë një histori me fund të lumtur, ndërsa tekniku Jose Mourinho ka ulur në stol Marash Kumbullën. Nga ana tjetër, tekniku luzitan i ka besuar sulmin Tammy Abraham i cili në këtë kompeticion të parë të Conference League ka shënuar nëntë gola.

Sakaq, pak minuta më pas edhe lojtarët e Feyenoord shkelën tapetin e Air Albania për të kryer gjithashtu nxehmjen.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency