Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

VIDEO/ Roma humbet derbin, Lazio e Hysajt ngjitet në vendin e dytë

Derbi i Romës në stadiumin Olimpico mes Lazios dhe Romës përfundoi me fitoren e bardhekaltërve me rezultatin 1-0. Skuadra e drejtuar nga trajneri Jose Mourinho u penalizua në pjesën e parë teksa mbrojtësi Roger Ibanez u ndëshkua me dy kartonë të verdhë duke lënë të tijtë me 10 lojtarë në minutën e 32-të.

Një episod ky që u shfrytëzua maksimalisht nga Lazio e cila në fraksionin e dytë të lojës gjeti rrugën e rrjetës me anë të Zaçagnit në minutën e 65-të. Ky i fundit depërtoi në zonën kundërshtare dhe i vetëm përballë Rui Patricio nuk gaboi. Megjithatë, katër minuta më pas Roma reagoi dhe madje ia doli të barazonte shifrat me anë të një autogoli.

Gjithsesi, teknologjia dhe sistemi VAR prishën festën e verdhekuqve duke e anuluar golin për një pozicion jashtë loje të lojtarëve të Romës. Kështu, deri në fund, shifrat nuk ndryshuan me Lazion që mori një fitore shumë të rëndësishme në derbi duke u ngjitur në kuotën e 52 pikëve me skuadrën e Elseid Hysajt (u aktivizua për të gjithë ndeshjen) që për momentin renditet në vendin e dytë. Nga ana tjetër, Roma është në vendin e pestë me 47 pikë.

Lexo edhe:

  1. Kombëtare/ Ismajli nuk ia del, Sylvinho gjen zëvendësuesin e tij në Portugali
  2. Rival amerikan për Kristian Prengën, SuperSport sjell përballjen e zjarrtë
  3. Betis “fluturon” drejt zonës Champions, Iglesias fiton duelin me Muriqin
  4. VIDEO/ Gol spektakolar, Bregu frymëzon përmbysjen te Boluspor

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...