Conference League

VIDEO/ Roma kryen stërvitjen e fundit, Mourinho përgatit edhe penalltitë

Roma ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në kuadër të finales së Conference League, që do të zhvillohet nesër në mbrëmje në “Air Albania”, përballë holandezëve të Feyenoord.

Verdhekuqtë kanë kryer seancën e fundit stërvitore në shtëpi, në Trigoria, që ka qenë e hapur edhe për tifozët, të cilët kanë shkuar aty të shumtë të numër për të inkurajuar futbollistët para se të niseshin drejt Tiranës.

Natyrisht Jose Mourinho është një mjeshtër i detajeve dhe nuk ka lënë pa përgatitur as penalltitë, teksa gjuajtësit e planifikuar i ka marrë në fushën tjetër, ku nuk lejoheshin tifozët, për t’u praktikuar për goditjet nga pika e bardhë, nëse koha e rregullt do të mbyllet në barazim.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency