Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

VIDEO/ Roma kualifikohet pas penalltive, Feyenoord eliminohet nga Europa League

Këtë të enjte u zhvilluan ndeshjet e dyta të raundit të 1/16-ave të Europa League, duke vendosur skuadrat që u kualifikuan për në fazën e 1/8-ave.

Pas sfidës së parë që u mbyll me barazimin 1-1 dhe kohës së rregullt të takimit të dytë që përfundoi po me barazimin 1-1 u desh koha shtesë dhe penalltitë që Roma të prekte raundin e radhës, ndërsa Feyenoord të eliminohej.

Takimi i luajtur në “Olimpico” rezultoi shumë i luftuar, megjithatë goli i parë erdhi që në minutën e 5’, me Gimenez që kaloi holandezët në avantazh.

Vendasit ia dolën që të gjenin barazimin brenda pjesës së parë, me Pellegrinin që shënoi një super gol në minutën e 15’.

Në fraksionin e dytë, si Roma ashtu edhe Feyenoord provuan që të gjenin sërish rrugën drejt rrjetës, por nuk ia dolën, duke e çuar ndeshjen në shtesë dhe më pas te penalltitë.

 

Penalltitë:

Roma:                                                              Feyenoord:

Paredes  +                                                            Ueda   +

Lukaku  –                                                              Hancko –

Cristante  +                                                          Jahanbakhsh –

Aouar  +                                                               Hartman    +

Zalewski  +

 

Skuadrat që u kualifikuan për në raundin e 1/8-ave të Europa League janë:

Freiburg

Qarabag

Milan

Benfica

Roma

Marseille

Sparta Prague

Sporting CP

Roma-Feyenoord (2-1) / (3-2)

Takimi i dytë i 1/16-ave, Europa League 

15’-Gooool! Barazon Roma, pas asistit të dhuruar nga El Shaarawy, Pellegrini realizon me një super goditje.

5’-Gooool! Gimenez gjen rrugën drejt rrjetës dhe kalon Feyenoord në avantazh.

Lexo edhe:

Formacionet zyrtare:

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...